Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Reshjet e dendura të shiut, rrëshqitje gurësh e dherash në Berat

14:44 / April 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhera ne rruge
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reshjet e shiut që kanë vijuar pa ndërprerje për dy ditë rresht kanë sjellë problematika në aksin rrugor Berat-Poliçan dhe Poliçan-Skrapar. Rrëshqitjet e gurëve dhe të dherave nga shpatet e malit përgjatë këtij aksi, kanë vështirësuar qarkullimin e automjete drejt Poliçanit dhe Skraparit.

Pjesët më problematike paraqiten në fshatin Vodicë dhe në Bogovë, ku që prej mëngjesit ka rrëshqitje të vazhdueshme gurësh dhe dherash. Prezenca e gurëve në rrugë, sipas gazetares, jo vetëm që ka sjellë vështirësi në qarkullim, por në këto dy akse ka rrezik shkaktimi aksidentesh për mjetet që qarkullojnë aty, sidomos për ata drejtues mjetesh që kalojnë për herë të parë në këtë rrugë.

Rënia e gurëve në krahun e faqes kodrinore, ka bërë që, që prej mëngjesit të sotëm rruga drejt Poliçanit dhe Skraparit të qarkullohet vetëm në njërin sens. Për normalizimin e situatës në këtë aks dhe informimin e drejtuesve të mjeteve për problematikat në rrugë, DVP Berat ka shtuar drejt këtij aksi forcat e qarkullimit rrugor, të cilët janë pozicionuar në 3 pika kyçe të rrugës.

Përpos efektivëve të policisë së Beratit, në akset problematike kanë dalë edhe shërbimet e pastrimit të bashkisë Poliçan, të cilët po kryejnë edhe heqjen e gurëve, sa herë që ka rrëshqitje nga zona kodrinore shkëmbore.

Berat rreshqitje dherash
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.