Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Reshjet e pandërprera të shiut, lumi Osum del nga shtrati në fshatin Veterrik në Urën Vajgurore

18:10 / January 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkoder permbytje 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nën ujë 15 ha tokë bujqësore, të mbjella me jonxhë, grurë e ullinj. Asnjë banesë e përmbytur nē të gjithë qarkun dhe rrugët janë të gjitha të kalueshme

Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu, që ka përfshirë sot Shqipërinë, ka shkaktuar probleme edhe në qarkun e Beratit.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se reshjet e dendura të shiut kanë bërë që lumi “Osum” të dalë nga shtrati në zonën fushore të fshatit Veterrik në Urë-Vajgurore. Sipas njoftimeve disa hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në këtë zonë.

Ndërkohë, që në qarkun e Beratit nuk ka asnjë objekt banimi me prezencë uji, reshjet e shiut kanë pushuar prej rreth 3-orësh.

Burimet zyrtare pranë shtabit të emergjencave në Prefekturën e Beratit, bëjnë me dije se nga prurjet e lumit Osum janë përmbytur 15 ha tokë bujësore në fshatin Veterrik në Urë-Vajgurore. Tokat e përmbytura në këtë fshat janë të mbjella me jonxhë, grurë e ullinj dhe ndodhen buzë shtratit të lumit Osum.

Të njëjtat burime konfirmojnë se në të gjithë qarkun e Beratit nuk ka banesa të përmbytura, rrugët janë të gjitha të kalueshme dhe furnizimi me ujë e energji elektrike është normal. Duke deklaruar se strukturat e mbrojtjes civile në qark janë në monitorim dhe ndjekje të vazhdueshme të situatave, burimet zyrtare nga Prefektura e Beratit konfirmojnë se,niveli i lumit Osum është në kuotën 3.1 metër, shkarkimet nga Heci i fshatit Banjë janë 90 m3 në sekondë dhe hidrovori i fshatit Konisbaltë është në gadishmëri, ndërkohë që reshjet janë ndërprerë në të gjithë territorin e qarkut.

tirananews.al Urën Vajgurore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Stuhia/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosur

13:46 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.