Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se mbrëmë janë shënuar reshjet e para të borës në qarkun e Korçës. Aksi më problematik paraqitet ai Boboshticë- Dardhë, një zonë turistike dimërore mjaft e frekuentuar.
Sipas ARRSH-së qarkullimi në këtë aks bëhet pa zinxhirë, pasi kontraktori i mirëmbajtjes ka bërë pastrimin e rrugës nga dëbora. Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset e vendit bën të ditur më tej institucioni.
