Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me situatën e përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut së fundmi.
1 mijë e 330 hektarë sipërfaqe tokë janë tashmë nën ujë, kryesisht tokë bujqësore në Oblikë, Muriqan dhe Obot.
Tek ky i fundit, rruga është e kalueshme vetëm me mjete të larta ndërkohë ujësjellësi Oblika 1 është tashmë jashtë funksionit.
INFORMACIONI ZYRTAR NGA BASHKIA SHKODËR
Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 25.01.2021, ora 08.30
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 25.01.2021, ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.35m. (Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 60 cm.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.58 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 40 cm.
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.15m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 75 cm.
Lumit Kir ka prurje të shumta.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1330 Ha
Tokë e pakultivuar 398 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 890 Ha
Grurë 25 Ha
4.Dekorative 10 Ha
5.Pemtore 7 Ha
Nj.A. Ana e Malit
Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë Tokë e pakultivuar 220 Ha Foragjere të dyta, jonxhe 610 Ha Grurë 15 Ha Pemtore 5Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat), nga të cilat :
Tokë e pakultivuar 170 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 260 Ha
Grurë 10 Ha
Decorative 10
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz.
Tokë e pakultivuar 5 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe
5 Ha Pemtore 2 Ha
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021