Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Reshjet përmirësojnë situatën hidrike në liqenin e Fierzës, rrënojat e Kukësit të Vjetër mbulohen sërish nga uji

13:32 / October 28, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FIERZA 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata hidrike në liqenin e Fierzës duket se ka marrë një kthesë tjetër, duke u përmirësuar ndjeshëm. Reshjet e shiut që ranë gjatë 24 orëve të fundit shtuan prurjet në lumenjtë kryesorë që furnizojnë liqenin, Drinin e Bardhë dhe Drinin e Zi të cilët, bashkë me prurjet anësore, i kaluan 750 metra kub ujë në sekondë, ndërsa kuota u rrit me të paktën 6 metra, duke shënuar 266.1 metra mbi nivelin e detit.

Rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit u zhytën sërish nën ujë. Hidrocentrali i Fierzës nuk është vënë në punë në asnjërin prej agregateve, kjo për të mundësuar akumulimin e rezervës ujore.

Prurjet mund të shënojnë një rritje akoma më të madhe gjatë ditës së sotme e të nesërme, duke shtuar edhe më shumë sasinë e ujit në ujëmbledhësin më të madh të vendit. Në fakt, mëngjesi i sotëm shënoi jo vetëm nisjen e një përmirësimi të dukshëm të situatës hidrike në liqenin e Fierzës, por është përmirësuar situata dhe janë eliminuar problematikat aty ku pati të tilla, kryesisht në infrastrukturën rrugore.

hidrike kukesi i vjeter liqeni i fierzes reshjet situata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.