Ramë Lala është i vetmi i mbijetuar i familjes Lala në zonën e ish-Kenetës në Durrës, ku humbën jetën 7 persona të tjerë.
Reuters, teksa shkruan për situatën e vështirë në Shqipëri shkruan dhe për 17-vjeçari Lala, që sipas kësaj media shpëtoi falë lavatriçes.
Ai u nxorr nga rrënojat 10 orë më vonë, ndërsa “Reuters” shkruan se djali është nisur drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar.
Sipas medias së huaj, 17-vjeçari shpëtoi vetëm falë lavatrices në shtëpinë e tij. Ajo ishte rrëzuar gjatë lëkundjeve të fuqishme, duke i zënë rrugën Ramë Lalës i cili s’ka mundur të lëvizë.
Lavatriçja i krijoi 17-vjeçarit një hapësirë të mjaftueshme ku mund të qëndronte pa u shtypur nga blloqet e betonit.