Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Reuters: BE-ja duhet shqyrtojë sanksionet ndaj serbëve të Bosnjës nëse kriza përkeqësohet

23:55 / February 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bjello
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Evropian duhet të shqyrtojë sanksionet ndaj Republikës Serbe të Bosnjës dhe gjithashtu të ndërpresë mbështetjen financiare, nëse kriza në vendin ballkanik vazhdon të përkeqësohet, thuhet në një dokument të brendshëm të BE-së, të cilin e ka parë agjencia e lajmeve Reuters.

Bosnja po kalon nëpër krizën e saj më të keqe politike që nga fundi i luftërave ballkanike të viteve 1990, meqë serbët e Bosnjës po sfidojnë institucionet shtetërore si pjesë e përpjekjes së tyre të gjatë për t’u shkëputur dhe në fund për t’iu bashkuar Serbisë fqinje.

Dokumenti i brendshëm i përgatitur nga shërbimi i Jashtëm i BE-së për ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare, thotë se ndalimet e udhëtimit dhe ngrirja e pasurive për zyrtarët e Republikës Serbe duhet të merren parasysh, nëse politikanët serbo-boshnjakë vazhdojnë të kërkojnë të marrin pushtetin nga qeveria qendrore.

Ligjvënësit në Republikën Serbe votuan më 10 shkurt për të formuar një organ të veçantë për të zgjedhur gjyqtarët dhe prokurorët, duke e tërhequr në mënyrë efektive rajonin nga institucioni më i lartë gjyqësor i shtetit, si pjesë e një agjende separatiste.

Në dokumentin e BE-së thuhet gjithashtu se sanksionet mund të zgjerohen dhe të përfshijnë edhe “veprimtari të tjera që paraqesin kërcënim për shtetin”, megjithëse ato duhet të mbeten si mjeti i fundit.

“BE-ja mund të vendosë të përdorë ndihmën e saj financiare si levë”, thuhet në dokument, duke vënë në dukje se Bashkimi Evropian ka rreth 1.5 miliardë euro të investuara në Bosnjë dhe pjesë të fondeve të ofruara për Bosnjën.

Dokumenti është një mundësi për ministrat e Jashtëm të BE-së, të cilët do të mblidhen për të diskutuar mbi Bosnjën në një takim të planifikuar për 21 shkurt.

Gjermania ka kërkuar tashmë sanksione ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, por Hungaria ka argumentuar se masa të tilla do të ishin kundërproduktive, pasi BE-ja kërkon të anëtarësojë Bosnjën dhe pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në bllok.

Shtetet e Bashkuara vendosën me 5 janar sanksione të reja ndaj Dodikut. Departamenti amerikan i Thesarit e akuzoi atë për korrupsion dhe kërcënim të qëndrueshmërisë dhe tërësisë tokësore të Bosnjës e Hercegovinës.

BE Sanksionet shqyrtoje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.