Nisin planet për hakmarrjen ndaj vrasësve të Hekuran Billës. Kur nuk ka kaluar më shumë se disa ditë nga ekzekutimi i tij në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë, familjarët e tij kanë nisur planet për hakmarrje.
Nipi i tij ka postuar një foto në rrjetin social “Snapchat”, ku dukej qartë Hekuran Billa, i ulur në bagazhin e një makine luksoze. Personi, nofka e të cilit në rrjetin social është “Ani Albania” ka shkruar mbi foton e papostuar më parë të 40-vjeçarit se do të merrte hakun e tij.
“Revenge for daja! (Hakmarrje për dajën)”,-shkruan ai. / dosja

