Aktori Florjan Binaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale që protestën e dhunshme që u organizua ditën e djeshme nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.
Binaj shkruan se ndjen keqardhje pasi dikur populli ynë luftonte i bashkuar kundër pushtuesve dhe sot luftojnë kundra njëri-tjetrit për pushtet.
“Dikur shqiptarët luftonin bashkë kundra pushtuesve për atdheun, sot luftojnë kundra njëri-tjetrit për pushtet, keqardhje”, shkruan Binaj.

