Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Revoltohet Flutura Açka: Ku ishe ti kur ne luftonim për demokraci? Sot politikanë me kostume të shndritshme, vila, para të pataksuara e moral vjellëndjellës

12:23 / March 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Flutura Acka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, disa ditë më parë njoftoi largimin nga çdo pozicion që mbante në Partinë Demokratike.

Vendimi i Açkës erdhi menjëherë pas rezultateve zhgënjyese që PD mori në zgjedhjet e 6 Marsit. Açka lajmëroi se jepte dorëheqjen nga të gjitha pozicionet e saj brenda Partisë Demokratike, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë që ‘PD-së t’i hapet rruga për zgjedhje të vërteta dhe rikthimin e saj në forcë e përbashkuar opozitare’.

Sipas saj zgjidhja që PD të ringrihet është largimi i Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga kryetari i PD-së mbrëmjen e kaluar, ka ardhur edhe reagimi i deputetes Flutura Açka.

Nga Flutura Açka:

22 Mars 1992 – 22 Mars 2022

– “Ku ishe ti kur ne luftonim për demokraci” më pyesin ndonjëherë naivë, të cilët nuk më njohin, ose cinikë, që e pandehin dekokracinë, ose edhe vetë PD-në “tokë e xanun”, të cilën ua kam shkelur me “të padrejtë” me praninë time të muajve të fundit.

– “Isha duke shkruar reportazhet e demokracisë, ndërsa ju rendnin të shqyenit copën, e cila, siç e kishit bindur veten, ju takonte.”

30 vite më pas unë prapë kam fjalën dhe uzurpatorët dhe shqyesit prapë aty, veçse tani me kostume të shndritshme, kollare mëndafshi, vila, para të pataksuara e moral vjellëndjellës.

Vetëm një brez i ri vajzash e djemsh, të mirëedukuar, të pandyer nga shkolla jonë politike 30-vjeçare, me ide dhe akte të larta patriotike, duke përfshirë edhe rolin e madh të Diasporës së Re shqiptare, do ta rikonturojë demokracinë tonë.

Sot ajo është një aliazh që kutërbon erë, nuk e kisha ndier pa iu afruar. Tani e njoh dhe kam keqardhje për 30 vite kinse dhe me vërtimat anësore rrotull demokracisë, jo drejtpërdrejt në zemër të saj, siç bëjnë të përgjegjshmit para historisë së tyre.

Demokracia është sistem, dhe ne e kemi kalbur vetë sistemin: ca për të pëfituar, ca duke heshtur për përfituesit për të përfituar edhe vetë, ca duke lënë puplat për një jetë më të mirë, ca të drejtur nga “veset” e diktaturës përndoqën të tjerët, ca me nostalgjitë e vjetra ndaj dhunës (që e shpallëm rregull) i vumë pengesa të llahtarshme, ca shërbyen me heshtje, e cila i shërbeu po aq zhbamjes.

Është bërë shumë, por sa pak është bërë përderisa flasim ende për nivelin e bukës në mbi 90% të popullsisë, dhe për nivelin e offshore-eve për 10% të popullsisë.

A nisëm njëlloj me 22 Mars 1992?

Fotot: Reportazhi im i shkruar mbrëmjen e 22 Marsit 1992, Ballina e gazetës “Fjala e lirë” ku është botuar.

640 0 6239ad05cf918
640 0 6239ad059fc0b

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.