Reja bën katër ndry shime, por skema mbetet e njëjtë: 3-5-2. Kuqezinjtë kanë pasur praktikisht vetëm një seancë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen me Moldavinë, që do të luhet sot në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Stërvitja e fundit ka qenë më tepër taktike dhe me një ndarje që la të kuptohej se gati gjysma e formacionit që ishte në sfidën e kaluar ndaj Islandës do të ulet në stol. Dilema e madhe është vetëm në mbrojtje, aty ku Dermaku është në balotazh me Mavrajn për një vend në qendër.

Edhe pse kapiteni nuk ishte në krahë të trajnerit në konferencën e djeshme për shtyp, ajo që habiti ishte se u provua titullar në testin që Reja bëri me formacionin në stërvitjen e fundit. Megjithatë, duket qartë se ai nuk është i bindur për formën që po kalon Mavraj, prandaj dhe mund t’i besojë sërish Dermakut. Sa u përket pozicioneve të tjera, lojtarët që rikonfirmohen titullarë nga ndeshja e fundit në Islandë janë Berisha, Ismajli, Veseli, Hysaj, Xhaka dhe Abrashi. Sipas të gjitha gjasave, në stol do të ulen Basha, Lenjani, Cikalleshi dhe Balaj. Në vend të Bashës do të luajë Kaçe në mesfushë, ndërsa pozicionin e Lenjanit do ta marrë Aliji në krahun e majtë.

Risi do të jetë dyshja e sulmit, teksa këtë herë do të provohen nga fillimi Uzuni dhe Sadiku. Ky i fundit luajti disa minuta në Islandë, ndërsa beratasi nuk u provua fare. Këto pritet të jenë ndryshimet, me Rejan që beson se do të sjellin efikasitet.

LODHJA 

Sfilitja në transfertën e Islandës dhe temperaturat e larta kanë bërë që ekipi të bëjë një seancë të shkurtër dje në Durrës. Trajneri Reja ka vendosur të mos i sforcojë edhe më shumë kuqezinjtë. Në stërvitjen e fundit ndodhej edhe i deleguari i UEFA-s, Francios Monardo, që sipas axhendës, duhet të dokumentonte pak a shumë seancën e fundit stërvitore dhe konferencën për shtyp të trajnerit Reja dhe kapitenit Hysaj. Në këto kushte, lojtarët dhe stafi teknik dolën në fushë dhe kryen për 15 minuta ushtrime aerobike. Më pas, mediat nuk u lejuan, por gjithsesi seanca nuk zgjati më shumë se 60 minuta.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here