Aktori i famshëm me dhjetëra role ikonike në spektaklin e humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, është larguar nga televizioni “Top Channel”pas 17 vitesh sukses dhe karrierë të shkëlqyer si artist.
Veleshnja është blerë nga televizioni “MCN”, ku pritet të shfaqet me programin e tij. Me largimin e tij u plotësua kollona e treshes së aktorëve që konsideroheshin shtylla e “Portokalli”-së, përkatësisht Rezart Veleshnja, Florian Binaj e Renada Caci.
Për fansat e shoë-t më jetëgjatë të humorit lind pyetja: E tani kush ngelet në “Portokalli”?!
