Asnjë shtet nuk mund të garantojë vazhdimin normal të jetës së askujt, po duhet të garantojë mbrojtjen e jetës së secilit në këtë luftë, ka thënë kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij me qytetarët.
Rama tha se shteti është një shtëpi e madhe që gjithashtu i bien të ardhurat, por nuk duhet të rrezikojmë të ndodhë si viti ’97.
“Ça kërkoni ju nga unë, t’u tregoj përralla që t’u them mos dilni po po dolët s’ka gjë se më e mira do bëhet prapë së prapë. Apo që ta shkrij arkën e kësaj shtëpisë sonë të madhe sot dhe nesër të ri e të shoh se si të gjithë bashkë përfundojmë në një gropë shumë më të thellë se ajo gropa e mosozotshme të vitit të malljuar ’97. Apo doni të bëj sikur nuk lexoj e nuk kuptoj e mos ti përgjigjem askujt në vend se t’i shkul veshin e t’i them të vërtetën kujtdo që flet mbrapsht”, tha Rama.
Ai ka kundërshtuar ashpër ata që e kanë kritikuar në rrjetet sociale se vendi kërcënohet nga uria. “Nga uria shqiptarët nuk kanë vdekur kurrë, pikërisht sepse dhe në kohët më të zeza të historisë kanë mbajtur njëri-tjetrin”, tha kryeministri duke theksuar se dhe Amerika nuk ka zgjidhje tjetër veç izolimit.