Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rezoluta e PE/ Pollo: Rama të pranojë 15 kushtet, përmbushja e tyre është kyç për integrimin

15:51 / June 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200px Genc Pollo e1581022090271 628x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo, reagon pas vendimit të Parlamentit Evropian për të miratuar rezolutën që përkrah integrimin e antarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Pollo shkruan në “Facebook” se në rezolutë përmenden edhe 15 kushtet e caktuara qeverisë Rama nga Bashkimi Evropian në mars të këtij viti. Mes të tjerash, ish-deputeti thekson se “përmbushja e 15 kushteve është kyç për restaurimin e normalitetit demokratik e kushtetues në vendin tonë”,

“Parlamenti Europian miratoi sot një rezolutë që përkrah integrimin e antarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor. Aty shprehet mbështetja për çeljen e negociatave me Shqipërinë por pëmenden edhe 15 kushtet e caktuara qeverisë Rama nga Bashkimi Europian në mars të këtij viti. Propozimi i theksimit të këtyre 15 kushteve erdhi nga grupi parlamentar kryesor që është ai i Partisë Popullore Europiane dhe u përkrah nga grupe të tjera e shumë deputetë të veçantë, të majtë e të djathtë, me një shumicë solide (56%) në plenare. Unë duhet të falenderoj si shumicën pro 15 kushteve ashtu edhe të gjithë eurodeputetët që votuan prorezolutës në tërësi. Mendoj se ka një konsensus në opinionin publik shqiptar se përmbushja e 15 kushteve është kyç për restaurimin e normalitetit demokratik e kushtetues në vendin tonë. Pra lipset mirënjohje për miqtë europianë që na ndihmojnë me dashamirësi. Më e pakta që mund të bëjmë është që të apelojmë njëzëri që zoti Rama të ndërpresë një orë e më parë mohimin e ekzistencës së këtyre kushteve, të pranojë me gojën plot ekzistencen e tyre dhe të tregojë në se është në gjendje të japë kontribut për përmbushjen e tyre. Këtë pres të degjoj prej tij pavarësisht nga dyshimet e mija nëse don e nëse mundet. GP”, shkruan Pollo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.