Me 111 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi rezolutën për përkufizimin e antisemitizmit e propozuar nga dy deputetët Blerina Gjylameti dhe Taulant Balla.
Propozuesja e këtij rezolute për përkufizimin e antisemitizmit, Blerina Gjylameti falenderon deputetët për miratimin e saj dhe thekson se Shqipëria tregoi shembullin unik në historinë e saj edhe njëherë në mesazhin e madh universal të ruajtjes së jetës së hebrenjve, por dhe në front të luftës kundër antisemitizmit dhe çdo forme tjetër urrejtjeje.
“Mirënjohëse kolegëve deputetë për miratimin e Rezolutës për përkufizimin e antisemtizmit, nismë e imja si Kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael dhe Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë socialiste Taulant Balla”, – tha Gjylameti.
Deputetja Gjylameti u shpreh se “Shqipëria tregoi shembullin unik në historinë e saj edhe njëherë në mesazhin e madh universal të ruajtjes së jetës së hebrenjve, por dhe në front të luftës kundër antisemitizmit dhe çdo forme tjetër urrejtjeje”.
“Shqipëria mbetet në anën e duhur të historisë duke luftuar dhe dhënë shembullin e paqes dhe solidaritetit”, – tha Gjylameti.