Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rezoluta për Rripin e Gazës, deputetja Blerina Gjylameti sqaron votën e Shqipërisë në OKB: Politika e Jashtme e jona në një linjë me atë të dy partnerëve strategjikë

08:51 / November 1, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blerina gjylameti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja Blerina Gjylameti, njëherësh dhe kryetare e grupit parlamentar të Miqësisë Izrael –Shqipëri ka sqaruar votën e vendit tonë në OKB për rezolutën që synon një armëpushim në Rripin e Gazës. Në një intervistë për emisionin “Opinion” Blerina Gjylameti deklaroi se Shqipëria mbështet ndërprerjen e sulmeve në Rripin e Gazës dhe lejimin e korridoreve humanitare. “Unë besoj që nëse do të arrijnë të gjithë fuqitë ndërkombëtare të bëjnë presion për të lejuar gjithë korridoret humanitare, të jeni të bindur që do të ndryshojë situata. Shqipëria abstenoi sepse kishte një element. U tentua që rezoluta të modifikohet duke vendosur një apo dy elementë të cilët do të ndihmonin në zgjidhjen e konfliktit. Nuk është vetëm Shqipëria që abstenoi, abstenuan gati 45 vende të cilat kërkuan të njëjtën gjë që të arrinin. Politika e Jashtme e Shqipërisë duhet të jetë në një linjë me atë që janë dy partnerët strategjikë. Është politikë linje, je në një vend i cili synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Abstenimi kishte dy apo tre arsye të cilat janë renditur,  ndërkohë Shqipëria nëpërmjet përfaqësuesit tonë ministrit të Jashtëm në OKB ka kërkuar pikërisht këtë gjë: Jo vetëm të ketë armëpushim të sulmeve, por nga ana tjetër të sigurohen korridore humanitare. Janë shumë vende që kanë kërkuar të njëjtën gjë, vazhdimësinë e furnizimit me karburant dhe vazhdimësinë e furnizimit me ujë të pijshëm përveç korridoreve humanitare. Nga ana e Izraelit është një jo e prerë nga ane furnizimit me karburant sepse mendojnë që do i shkojnë Hamasit”, deklaroi Gjylameti.

Deputetja Gjylameti nënvizoi se çështja e Rripit të Gazës meriton një zgjidhje të përhershme që do të lejojë jo vetëm paqen në Izrael, por dhe palestinezët të jetojnë të lirë. “Unë besoj që mungesa e të drejtës për të jetuar i lirë në rastin e palestinezëve, në vendin tënd, ka bërë që të arrijmë edhe të votojnë Hamasin dhe ta shikonin si përfaqësues të vendit të tyre, si një mënyrë për të bërë presionin ndaj shtetit të Izraelit për të drejtat e tyre. Kjo ka qenë them unë dhe një nga dështimet e politikës ndërkombëtare, në mosvendosje në tryezën e diskutimeve të dy palëve, pra pjesët e atyre që tentuan të ringrinin një shtet të Palestinës, të mirëfilltë si shteti i Izraelit nëpërmjet Autoritetit Palestinez. Dhe sot kemi një situatë të tillë që kanë votuar Hamasin. Strategjia nuk është të evakuosh njerëzit nga aty ku janë lindur, janë rritur, martuar dhe jetojnë. Nuk është ajo strategji. Nuk mund të zhduket Hamasi duke vijuar të evakuosh civilët. Çfarë duhet të bësh nesër? Po të shikosh informacionet që ata kanë janë me mijëra metra tunele, ndërkohë në anën tjetër liderët e Hamasit janë larguar nuk janë fare në Gaza”, u shpreh Gjylameti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Votohet agjenda e seancës/ Opozita bllokoi foltoren, u përpoq të pengonte punimet

12:25 / October 29, 2026

Kuvendi mblidhet sot, në fokus ekonomia, biznesi dhe administrata publike

09:11 / October 29, 2026

Prezantimi i projektbuxhetit 2027 në Konferencën e Kryetarëve, PD bojkoton mbledhjen

09:04 / October 29, 2026

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.