Mbrëmjen e sotme janë publikuar rezultatet e sondazhit të katërt të institutit “Piepoli”.
Nëse do të votohej sot, në qarkun e Tiranës Partia Socialiste do të merrte 18-20 mandate, duke ruajtur rezultatin e vitit 2017 por edhe duke pretenduar rritje të numrit të mandateve.
Rritje do të kishte edhe për PD, që në zgjedhjet e vitit 2017 mori 11 mandate, ndërkohë që në këto zgjedhje do të merrte 12-14 deputetë. LSI do të binte në 1-3 deputetë nga 5 që mori në vitin 2017.
Ka shpresë për të nxjerrë deputetë edhe për partitë e vogla si Nisma Thurje, PSD e Tom Doshit apo Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, që mund të përfaqësohen në Kuvend. / Report Tv

