Covid vijon të përhapet vrullshëm në disa shkolla të Fierit.
Sipas të dhënave të Njesisë Vendore të Kujdesit të Shëndetit Publik në Fier, pasi kanë kryer testin e Covid-19, 14 mësues, 13 prej tyre në shkollat publike dhe një në shkollë private edhe pse të vaksinuar kanë rezultuar pozitiv me Covid.
Për mësuesit është vendosur karantina dhe janë marrë testet për nxënësit dhe mësuesit e tjerë.
