Agjenda e riatdhesimit të shqiptarëve të bllokuar jashtë vendit do të vijojnë të hënën e ardhshme me Austrinë.
Sipas njoftimit zyrtar, shqitparët që janë në Austri apo vendet rrotull, mund të vijnë drejt Shqipërisë apo të ikin nga Shqipëria drejt Austrisë më 27 prill.
Udhëtimet parashikohet të zhvillohen Vjenë- Tiranë në 27 prill ora 10:00 deri në 11:30. Ndërsa Vjenë – Tiranë pritet të zhvillohet nga ora 12:30-14:00 po në datën 27 prill, raporton Ata.
Të gjithë qytetarët që kërkojnë të vijnë në Shqipëri janë të detyruar të qëndrojnë 14 ditë në karantinë në një hotel për arsye shëndetësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

