Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji, ka komentuar sot situatën ku ndodhet kampi i djathtë, si dhe mundësitë që ka PD për t’u ribashkuar.
Salianji ka theksuar se tashmë Partia e vulës është thjesht një copëz që po mbahet peng për interesa personale.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjithashtu, deputeti tha se tashmë ajo Parti është fragmentarizuar në atë mënyrë që duket se ka më shumë pretendentëpër kryetarë.
“Publiku dhe i gjithë opinioni publik e shikojnë se nuk bëhet më fjalë për parime që kanë si qëllim bashkimin e PD-së. Duket se ka një luftë personale për pushtet. Partia e vulës, e cila ka ngelur pa një orientim të saktë është fragmentizuar më tej dhe ka përplasje për pushtet. Thelbi i diskutimit që është për rikthimin e kryetarit të partisë duket se ka dhe disa të tjerë që duan ta mbajnë peng për procedura. Nuk ka të bëjë më me mbajtjen e parimeve dhe me një parti me drejtim properëndimor, por një luftë personale që ka shpërthyer në proporzion me atë që kanë dhënë si kontribut.
Sa i përket mbledhjes së zhvilluar dje unë nuk kam pasur ndonjë kërkesë për marrje pjesë, dhe pse jam anëtar i zgjedhur me votë. Partia është fragmentarizuar në atë mënyrë që të dalin shumë parti të tjera, ku duket se më shumë ka kryetarë ose më mirë të themi pretendentë për të qenë të tillë. Kjo është e qartë për të gjithë demokratët se kjo i shërben interesave personale, pasi nëse do të kishte një interes për demokratët nuk do të ishim në këto kushte. Këto lëvizje i shërbejnë disa palëve politike për të ruajtur statuskonë që nuk kanë interes publik por janë në interes të individëve të caktuar”, ka thënë Salianji.
Ndër të tjera, ai është shprehur se gjendja në të cilën ndodhet sot PD, është edhe më keq se në kohën kur u dorëzuan mandatet.

