Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në qendër të Parisit. Një operacion policor po zhvillohet për kapjen e autorëve të dyshuar, njëri prej të cilëve u arrestua afër Bastijes.
Ngjarja ka ndodhur pranë të ish zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo, vendi ku ndodhi sulmi terrorist në janar të vitit 2015 ku mbetën të vrarë 12 persona.
Mediat franceze raportojnë se një pako misterioze i është dërguar stafit botues të redaksisë dhe tashmë po analizohet.
