Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rihapet procedura e aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojnë

12:55 / January 31, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata 483x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Gjykatës së Lartë rishpall thirrjen për plotësimin e vendit vakant të krijuar nga mbarimi i mandatit të gjyqtarit Gjykatës Kushtetuese, për pjesën e mbetur të mandatit 9 vjeçar, që përfundon në muajin mars 2025.

Sipas njoftimit të Gjykatës së lartë, bëhet me dije se afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit.

Pas përfundimit të këtij afati, Gjykata e Lartë i përcjell Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të tyre në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë kandidatët që konkurrojnë për mandatin e gjyqtarit kushtetues të zgjedhur nga Gjykata e Lartë duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm që vërteton plotësimin e kushteve dhe kritereve që parashikon neni 7/a i ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, i ndryshuar.

Tiranë, më 31.01.2022

NJOFTIMI për rihapjen e procedurës së aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë Bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që përcakton kompetencën e Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në nenin 26, pika 2 të ligjit nr. 98/2018 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, kryetari i Gjykatës së Lartë, pas njoftimit të vendit vakant nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, shpall hapjen e procedurës së aplikimit në mjetet e informimit publik dhe në faqen zyrtare të internetit.

Referuar njoftimeve të shpallura tashmë nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese për 3 vendet vakante, në datë 09.01.2017: 27.09.2018 dhe 14.02.2019, kryetari i Gjykatës së Lartë ka bërë shpalljen publike për plotësimin e tyre, përkatësisht në datat 16.01.2017: 21.11.2018: 19.04.2019. Në tri thirrjet e para ka rezultuar një numër i pamjaftueshëm i kandidatëve.

Kjo situatë është bërë shkak për moszhvillimin e procedurave të mëtejshme nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me qëllim plotësimin e vendeve vakante të gjyqtarëve kushtetues nga Gjykata e Lartë. E njëjta situatë është krijuar edhe për 1 nga vendet vakante, të shpallur në thirrjen e katërt, në datë 03.06.2021, konkretisht për znj. Vitore Tusha, mandati i së cilës ka përfunduar. Me shkresën nr. 286. prot, datë 23.12.2021, kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i është drejtuar kryetarit të Gjykatës së Lartë, me të cilën e ka vënë në dijeni se, “në respektim të parimit të konkurrencës së përzgjedhjes së më të mirit”, është detyruar të pezullojë ecurinë e procesit për këtë vend vakant. Mbi këtë situatë të krijuar, kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, referuar vendimit nr. 31, datë 22.12.2021, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë, si organ emërtesë që të vlerësojë sipas ligjit “rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave në vendin vakant të gjyqtares Vitore Tusha”.

Në kushte të tilla, kryetari i Gjykatës së Lartë rishpall thirrjen për plotësimin e vendit vakant të krijuar nga mbarimi i mandatit të gjyqtarit Gjykatës Kushtetuese, për pjesën e mbetur të mandatit 9 vjeçar, që përfundon në muajin mars 2025. Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit. Pas përfundimit të këtij afati, Gjykata e Lartë i përcjell Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të tyre në Gjykatën Kushtetuese. Kandidatët që konkurrojnë për mandatin e gjyqtarit kushtetues të zgjedhur nga Gjykata e Lartë duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm që vërteton plotësimin e kushteve dhe kritereve që parashikon neni 7/a i ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, i ndryshuar, si vijon: 1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte: a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit; ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale; d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi; dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit. 2. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere: a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike; b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës; c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral. 3. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të: a) vjetërsisë në profesion; b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë; c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës; ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike; d) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës; dh) informacioneve të marra nga institucione të tjera publike. Lista e kandidatëve do të bëhet publike në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, me qëllim që institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë t’u jepet mundësia të paraqesin pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat.

ZËVENDËSKRYETARI SOKOL SADUSHI

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pikat kufitare Shqipëri-Kosovë, mbi 1 mln lëvizje në korrik! Marrëveshja mes vendeve lehtëson fluksin

17:05 / July 31, 2026

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

16:20 / July 31, 2026

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

15:51 / July 31, 2026

GJKKO zbardh vendimin për lirimin e Ilir Beqajt

14:50 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.