Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rihapja e hetimeve/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-ministrit Fatmir Mediu

10:31 / December 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatmir mediu 770x420 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rihapja e hetimeve për çështjen “Gërdeci” një hap më pranë. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili kundërshtonte vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila pranoi kërkesën e SPAK për rihapje të hetimeve për dosjen Gërdeci.

Në rekursin e bërë më 1 nëntor Mediu pretendonte se vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit ishte në shkelje të ligjit, të parimit të gjësë së gjykuar.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur.

Prokuroria e Posaçme kërkoi revokimin e vendimit të pushimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, por Gjykata e Lartë ia pasoi Gjykatës së Posaçme çështjen e tij, duke shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës.

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë vendosi rrëzimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e çështjes dhe fajësoi Prokurorinë për mosushtrim të ndjekjes penale për 8 vite ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, ndërsa argumentoi se vepra penale për të cilën ai akuzohet është parashkruar. Mediu e kundërshtoi përmes avokatit të tij vendimin e Apelit të Posaçëm, duke pretenduar ‘cenim të parimit të sigurisë juridike dhe të parimit të gjësë së gjykuar”.

SPAK pritet të hetojë përgjegjësinë e ish-ministrit në ngjarjen tragjike të marsit 2008, ngjarje për të cilën Mediu është akuzuar dy herë për shpërdorim detyre sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, por nuk u gjykua asnjëherë pasi u mbrojt nga imuniteti parlamentar.

Fatmir Mediu Gjykata e Lartë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e Behar Sofisë/ Gjykata e Lartë vulos vendimin, 127 vite burg për autorët e krimit

10:40 / February 4, 2026

Mediu: Smart City si survejim total i qytetarëve

17:28 / December 20, 2025

Vrau me armë kolegun brenda komisariatit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi

10:36 / December 17, 2025

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Shalës si gjyqtar në Gjykatën e Lartë

18:23 / December 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.