Me ngrohjen e motit, rikthehen gomonet. Numri i emigrantëve shqiptarë me gomone që bëjnë kalimin e rrezikshëm të Kanalit Anglez për të mbërritur në Britani ka njohur rritje javën e fundit.
Duke ju referuar shifrave nga burime të Forcave Kufitare, DailyMail raporton se 150 emigrantë shqiptarë mbërritën në vetëm shtatë ditë. Shifrat e fundit duket se realizojnë parashikimet e Home Office për një rigjallërim të trafikimit të qenieve njerëzore këtë pranverë, pasi numrat ranë në mënyrë dramatike gjatë muajve të ftohtë.
Në pesë muajt e parë të 2023 vetëm 151 shqiptarë kishin mbërritur në Britani, por tanimë kryeministri britanik Rishi Sunak ka motiv për t’u alarmuar, pasi gomonet po lundrojnë të pashqetësuara nga plani i tij për frenimin e emigracionit të paligjshëm.