Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rikthehet ‘Banda e Llanajve!’ Vritet në derën e shtëpisë Shkëlzen Velaj

07:49 / June 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia durres plagosje vrasje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkëlzen Velaj, 35 vjeç, vëllai i Ardi Velajt që mbeti i vrarë bashkë me dy miqtë e tij në ngjarjen që ka marrë emrin “Masakra e Çoles”, është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në lagjen Çole, ku dhe banonte vetë viktima. Velaj është qëlluar në katin e pestë të pallatit, në derën e shtëpisë ku jetonte i riu.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Nga ana tjetër, autorët janë larguar me një mjet, të cilit e kanë djegur në rruën e lumit të Vlorës. Nuk dihet nëse brenda mjetit, siç ndodh rëndom, autorët kanë lënë armën e krimit apo prova të tjera. Gjithsesi, makina do të sekuestrohet dhe do të jetë në duart e kriminalistikës.

Kush ishte Shkëlzen Velaj?

Shkëlzen Velaj, 35-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme, ishtë vëllai i Ardi Velajt, i cili mbeti i vrarë bashkë me dy të tjerë, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj, në ngjarjen e rëndë të vitit 2015, e cila ka marrë dhe emrin “Masakra e Çoles”. Gjithçka nisi mbrëmjen e 6 prillit të vitit 2015, për një kazino në qendër të qytetit bregdetar të Vlorës.

Fillmisht në sherr u përfshinë Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët kanë ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutajn. Ky i fundit ka kërkuar ndihmë dhe ka vënë në dijeni shokun e tij, Albi Limaj.

Limaj lajmëroi Aleksandër Llanaj dhe të rinjtë e lanë që të nesërmen të për tu sqaruar, në një lokal në lagje “Çole”. Në kohën kur janë takuar të rinjtë kanë nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit. Si pasojë e plumbave mbetën vrarë tre persona, Ardi Velaj, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.

Në pranga u vunë Aleksandër Llanaj, Bertil Aliaj dhe Ani Begaj. Llanaj ndodhet pas hekurave bashkë me dy të tjerët. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Aliaj dhe Begaj kanë marrë nga 35 vite burg secili. Të jetë vrasja e Shkëlzen Velajt, pjesë e këtij zinxhiri? Kjo është pista krysore që grupi hetimor ka mbi tavolinë, që mund të shënojë dhe rikthimin e bandës së Llanajve në skenë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.