Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Rikthehet Edicioni i Tretë i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival” në Tiranë, hyrja falas

12:22 / September 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
03e7e8a4 1c53 4563 87c3 55ba4a5ab897
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në datat 10, 11 dhe 12 shtator, Tiranado të presë Edicionin e III-të të “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”, organizuar nga RIAS në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar dhe mbështetur nga Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, si dhe disa ambasada dhe institucione kulturore ndërkombëtare.

Për shkak të kushteve atmosferike, nata e parë do të mbahet tek salla “Avni Mula”, në shkollën “Servete Maçi”. Ditët e tjera të festivalit, në varësi dhe të kushteve të motit, do të zhvillohen në Bahçen e Instalacionit Reja – The Cloud. Feativali do të ofrojë një program të larmishëm muzikor me pjesëmarrjen e gjashtë formacioneve muzikore dhe tridhjetë muzikantëve të njohur dhe të rinj nga Shqipëria dhe jashtë. Ndër të ftuarit e veçantë këtë vit janë “Roaring Cats” nga Hollanda, “Barista 3” nga Austria, dhe “Roberto Tarenzi Trio” nga Italia.


Një fokus i veçantë i këtij edicioni është promovimi i talenteve të reja, me prezencën e formacioneve si “AJS Quartet”, “Elona Islamaj Trio”, dhe “UART Combo”, studentë të degës së re “Muzikë Jazz” në Universitetin e Arteve.

Nata e tretë do t’i kushtohet kompozitorit të njohur italo-amerikan Harry Warren, për të cilin do të interpretohen disa nga këngët e tij më të njohura, duke ndriçuar lidhjen e tij me trashëgiminë shqiptare.

Gjon Mili Jazz & Blues Festival synon të promovojë muzikën jazz dhe blues, si dhe të nxisë aktivitetin artistik dhe krijimtarinë ndërmjet muzikantëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Ky festival është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar në zhvillimin e muzikës jazz në Shqipëri dhe për të inkurajuar brezat e rinj në këtë art.


Programi i tre ditëve të festivalit

E martë, 10/09/2024
UART COMBO (Shqipëri) – ora 19.30
BARISTA 3 (Austria) – ora 20.30
E mërkurë, 11/09/2024
AJS QUARTET (Shqipëri) – ora 19.30
ROARING CATS (Hollandë) – ora 20.30
E enjte 12/09/2024
ELONA ISLAMAJ QUINTET: Harry Warren tribute (Shqipëri)– ora 19.30
ROBERTO TARENZI TRIO (Itali) – ora 20.30

gjon mili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.