Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur në një postim në Facebook se nga data 20 prill do të nisë të shpërndahet pagesa direkte prej 40 mijë lekësh në llogaritë e 176 mijë familjeve.
Ai tha se brenda muajit do e kenë marrë të gjitha familjet duke dhënë dhe lajmin se me ecurinë e sotme një pjesë e këtyre punonjësve mund të rikthehen në punë brenda majit.
POSTIMI I RAMES
PAKETA E ZGJERUAR MBËSHTET ME NJË PAGESË DIREKTE 40.000 Lek (400USD) 176.000 MIJË FAMILJE
• 100 MIJË TË PUNËSUAR NË BIZNESET E VOGLA, TË CILAT JANË GODITUR NË XHIRON E TYRE GJATË JAVËVE TË KUFIZIMIT TË LËVIZJEVE
• 66 MIJË PUNONJËS NË BIZNESET E MËDHA QË JANË GODITUR GJATË KËTYRE JAVËVE NË VENDET E TYRE TË PUNËS
• 10 MIJË TË PUNËSUAR NË SEKTORIN E TURIZMIT
NGA DATA 20 PRILL SHUMA 40.000 Lek DO TË FILLOJË TË DERDHET NË LLOGARITË E TË GJITHË KETYRE INDIVIDËVE DHE BRENDA MUAJIT TË 176 MIJË FAMILJET PËRKATËSE DO TA KENË MARRË ATË👍
*me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit😊
