Nga Hasan PASHA
Nuk erdhi me eskortë makinash. Nuk solli militantë nga qytetet e tjera. Nuk u kërcënua askush për ta pritur, përshëndetur, uruar, takuar, për të folur troç me Kryeministrin më të suksesshëm të tri dekadave të fundit. Mati është transformuar, ka ndryshuar ndjeshëm. Eshtë bërë më i jetueshëm, më i bukur. Nuk mund t’i vizitonte Kryeministri Rama të gjitha investimet e viteve të fundit. Duhen shumë ditë për parë ndryshimet e mëdha nga Ulëza turistike në Zallë Gjoçaj ku po ndërtohet ujësjellësi për 17 fshatra të Derjanit, Rukajve e Macukullit. Endërra shumëvjeçare do të bëhet realitet pranverën e vitit që vjen.

Kreu i Qeverisë, sëbashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe kryebashkiaku i Matit Agron Malaj ndalesën e parë e patën pranë vendgrumbullimit të mbetjeve. Për 30 vite nuk u dha një zgjidhje nga pushteti lokal apo qëndror. Tymi, smogu, era e keqe, shëmtia në anë të rrugës nacionale Burrel-Komsi u kthyen në shqetësim për qytetarët e Matit. Aktualisht gjithçka ka ndryshuar për mirë. Rama u njoh nga kryetari i Bashkisë si u arrit një gjë e tillë dhe u theksua se projekte të tjera do të jetësohen në të ardhmen në fushën e pastrimit të mjedisit.

Pa gërshërë, pa shirita, pa mitingashës Rama inspektoi punimet në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit Burrelit. Pa nga afër punimet në depon në krye të qytetit, e cila do të mbajë 3500 metër kub ujë. Malaj i tha Kryeministrit se pas pranverës 2023 konsumatorët e Burrelit do të kenē ujë pa ndërprerje dhe se çisternat mbi taracat e pallateve do të mbeten një kujtim i keq. I njohur për batutat brilante Rama u tha përfaqësuesve të firmës zbatuese se nuk ka qenē e nevojshme të stampohet emri i firmës në fasadën e depos, pasi vepra po ndërtohet me paratë e qeverisë shqiptare dhe jo me paratë e firmës.

Pas 32 vitesh në Burrel po ndërtohen banesa nga buxheti i shtetit dhe objektet e viteve të kaluara po adaptohen nga Bashkia Mat për familjet e pastreha.

I vendosur për të ringjallur sportet në shkollat 9 vjeçare dhe të mesme nē të gjithë vendin Rama luajti pak minuta basketboll me sportistët e ardhshëm të Burrelit në Pallatin e Sportit “Ferit Hysa”, një objekt i rehabilituar nga pushteti vendor.

Takimi me të rinjtë ishte i bukur, tërheqës, motivues. Edhe kjo trevë ka talente në fusha të ndryshme. Nuk është hera e parë që Kryeministri novator e largpamës këmbëngul në shtimin e buxhetit për rininë, për nxitjen e krijuesve.

Takimi me strukturat e Partisë Socialiste u realizua larg syrit të mediave. Porosi e detyra të qarta për çdo socialist, të zgjedhur dhe të emëruar, për drejtuesit e Asambleve tē PS Mat, Klos e Bulqizë. Kryefjala e Ramës e Ballukut: Rrinsi shërbimet për qytetarët, komunikoni me korrektësi me këdo, punoni me ndershmëri për të mirën e vendit.

Qershia mbi tortë mbrëmja Gala në Klos, për vlerësimin e njerëzve të punës. Karla dhe Sajmir Neziri prej dy dekadash kujdesen pēr 35 fëmijë me aftësi ndryshe. Malaj falenderoi Karlën që la Zvicrën dhe kujdeset për fëmijët e Matit. Mirela Brahasani u vlerësua me “Krenaria e Vendit” nga Rama-Malaj sepse prej disa vitesh ka punësuar 200 gra të zonës në një fasoneri. Kryeministri i ka përdorur si kolonë zonore të postimeve të tij meloditë e virtuozit, artistit Behar Neli. I emocionuar nga vlerësimi Neli apeloi që çdo shqiptar duhet tē kontribuojë për vendin. 45 vite ka punuar për rritjen e sportit në Mat Nikoleta Jorgji. Ky mund dhe kjo sakrificë u shpērblye nga Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë Mat.
