Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rilidhen “urat” mes Greqisë e Turqisë

20:59 / February 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tsipras erdogan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras do të takohet të martën në Stamboll me Presidentin turk, Recep Tayipp Erdogan. Ftesa ishte bërë pesë muaj më parë, kur dy politikanët e lartë ishin takuar gjatë asamblesë së OKB-së në Nju Jork. Erdogan propozoi që të zhvillonin një takim pune në Stamboll, për të diskutuar gjithë çështjet e nxehta, që nuk janë të pakta. Në anën tjetër janë të pakta pritshmëritë nga takimi i të martës.

“Por burime diplomatike thanë se pavarësisht nga sa pritet, vlerësohet si mjaft i rëndësishëm fakti që urat e komunikimit ndërmjet të dy vendeve funksionojnë, me gjithë tensionet e vazhdueshme. Këto tensione kanë origjinë shumë të hershme, por edhe më të vonshme. Shkaku më i fundit lidhet me vendimin e drejtësisë greke për t’u dhënë azil tetë ushtarakëve turq, që u arratisën në Korrik 2016 dhe akuzohen nga Ankaraja si pjesëmarrës në tentativën për grusht shteti”.

Gjithsesi, pala greke e ka marrë me shumë seriozitet udhëtimin e Kryeministrit në Stamboll. Tsipras u takua të shtunën me ambasadorin e Turqisë në Athinë dhe menjëherë më pas zhvilloi një mbledhje me ministrat kryesorë, për të shqyrtuar axhendën e bisedimeve me Presidentin Erdogan.

Ministri alternativ i punëve të Jashtme, Jorgos Katrougalos, deklaroi se synimi i Athinës është që të riaktivizohen urat e komunikimit në nivelet më të larta, me objektiv primar, uljen e tensioneve në detin Egje.

Matanë kufirit, kryetari i parlamentit turk, Binali Jildirim, deklaroi se Ankaraja synon “forcimin e miqësisë dhe pakësimin e armiqësisë” me Athinën.

Greqi urat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.