Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“’Rilindja’ vjedh vota edhe pasi kanë mbaruar zgjedhjet”- Patozi: Si u manipulua rezultati për këshillin bashkiak të Durrësit

15:17 / July 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Patozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka akuzuar sot PS-në se kanë manipuluar rezultatin për këshillin bashkiak të Durrës.

“Rilindja vjedh vota edhe pasi kanë mbaruar zgjedhjet”, shkruan Patozi në facebook, ndërsa shton se deri para pak ditësh, partia e tij rezultonte me 2 këshilltarë dhe me tepricë të madhe votash në Bashkinë e Durrësit.

Postimi i plotë:

Bindjes Demokratike i rrëmbejnë një mandat tjetër në Durrës

“RILINDJA” VJEDH VOTA EDHE KUR KANË MBARUAR ZGJEDHJET

Sot mësuam se na e paskan rrëmbyer një mandat tjetër në Durrës. Megjithëse zgjedhjet kanë 4 javë që kanë përfunduar, “Rilindja” nuk ditka të ndalet. Që do të thotë se ajo vjedh vota edhe pasi kanë mbaruar zgjedhjet.

Deri para pak ditësh rezultati i Bindjes Demokratike ishte afishuar në faqen zyrtare të KQZ dhe rezultonte me 2 keshilltarë dhe me tepricë të madhe votash në Bashkinë e Durrësit.

Por ustallarët e grabitjes së votës nuk janë mjaftuar me 49 këshilltarë, por kanë rrëmbyer edhe të 50-tin. Dhe e kanë llogaritur tamam, që këshilltarit tonë tjetër t’i mungonin vetëm 2 vota.

Sepse vetë firmosin dhe vetë vulosin, tashmë për çdo pushtet politik në Shqipëri.

Èshtë kjo një provë tjetër e rëndë e instalimit në çdo qelizë të një sistemi të ndyrë politik, i cili nuk ka asnjë lidhje me votën e lirë dhe me vullnetin e zgjedhësve, në krye të të cilit qëndron kryetimonieri Edi Rama.

Bindja Demokratike dënon me ashpërsi manipulimin e rezultatit për keshillin bashkiak të Durrësit, që i shtohet listës së gjatë të shkeljeve flagrante në zgjedhjet e 30 qershorit.

Një sistem i ri politik dhe ndryshimet drastike në Kodin Zgjedhor mund të jenë premisat më elementare se vjedhja e votës dhe për pasojë edhe e pushtetit, si sëmundje e rëndë e tranzicionit tonë të vështirë, në mos të ndalet, të paktën të minimizohet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr i fuqishëm në hyrje të Ksamilit, flakët përfshijnë një zonë kodrinore pranë një resorti

08:41 / July 27, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, më 27 korrik, në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00

08:26 / July 27, 2026

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.