Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Rilindje 2.0”, Demo: Autobusë elektrikë nëpër qytete, projekti nis brenda vitit

12:54 / May 28, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4162
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria parashikon të nisë një projekt brenda vitit për të pajisur me autobusë elektrikë transportin publik urban në qytete.

Lajmi u dha nga ministri i Shtetit për Qeverisjen Lokale, Ervin Demo, gjatë një konference për mediat të mërkurën. Ai njoftoi se në mbledhjen e qeverisë është miratuar programi i ri “Rilindje 2.0”, me 11 objektiva strategjikë.

“Transporti urban publik. Jemi duke trajtuar një numër të konsiderueshëm bashkish me transport urban me autobusë elektrikë. Bashkia e parë pilot do të jetë brenda tremujorit të fundit të vitit”, tha Demo.

Mes objektivave të tjerë, përmendi forcimin e identitetit lokal, duke ndërtuar muze lokalë nëpër qytetet e vendit. Gjithashtu, tha ministri, do të përmirësojnë funksionalitetin në zonat urbane. “Këtu po fokusohemi në ndërtimin e parkimeve për të krijuar akses të vazhdueshëm. Janë  identifikuar 160 mijë metra katrorë sipërfaqe në 12 bashki”, u shpreh ai.

Rigjenerimi i ish-hapësirave industriale në hapësira për komunitetin është një tjetër pikë e projektit. “Ish-fabrika të privatizuara ose në pronësi shtet. Këto janë potenciale ekonomike lokale që duhet t’i rikthehen komunitetit”, tha Demo.

autobusë elektrikë ervin demo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti hyn në Guinness, thyen rekordin botëror me 72 rrotullime në 30 sekonda

22:22 / October 29, 2026

Veliaj në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Nuk ka ujë në qeli, ministri Gogu duhet të reagojë

22:02 / October 29, 2026

Rrëzimi i helikopterit në Bosnje-Hercegovinë, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah Italisë dhe aleatëve në NATO

21:46 / October 29, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.