Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rinas/Test fals COVID për të kaluar kufirin, dy në hetim

13:56 / April 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
test fals
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka nisur hetimin për dy persona të cilët kanë tentuar të largojnë kufirin me test fals të COVID-19.

Sipas burimeve zyrtare pas komunikimit me klinikën përkatëse ka rezultuar se testi i paraqitur ishte i falsifikuar.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të dy shtetasit e lartpërmendur janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”, thotë policia.

NJOFTIM

Vijon puna nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin e goditjen e paligjshmërisë.

Tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19, për të udhëtuar drejt Gjermanisë dhe Athinës, procedohen penalisht 2 shtetas.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, si dhe nga komunikimi me autoritete të tjera ligjzbatuese, është marrë informacion që persona të ndryshëm po përdorin teste të COVID-19, të falsifikuara pjesërisht dhe totalisht.

Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur dy raste, konkretisht:

Gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve që udhëtonin drejt Gjermanisë është dyshuar se shtetasi Gj. D., 45 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Laç, ka paraqitur një test të falsifikuar të COVID-19. Pasi është komunikuar me klinikën përkatëse ka rezultuar se testi që kishte paraqitur ky shtetas ishte i falsifikuar.

Gjithashtu, gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve që udhëtonin drejt Athinës është dyshuar se shtetasja P. M., 43 vjeçe, banuese ne fshatin Kostur, Has, ka paraqitur një test të falsifikuar të COVID-19. Pasi është komunikuar me klinikën përkatëse ka rezultuar se testi që kishte paraqitur kjo shtetase ishte i falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të dy shtetasit e lartpërmendur janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”.

Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve.

Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar në vend po intensifikojnë kontrollet duke bashkëpunuar ngushtë edhe me autoritete e tjera të zbatimit të ligjit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në të gjitha fushat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

13:59 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.