Kopshti “Okshtun” në Rrogozhinë është një prej 15 objekteve arsimore, të cilat janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi në kuadër të Programit “EU4Schools”. Punimet në këtë kopsht po ecin me ritme të shpejta, në përfundim të të cilëve fëmijët e një komuniteti prej 8,500 banorësh do të gëzojnë mjedise të standardeve më të larta evropiane.
Me dalje emergjence, rampa e tualete për fëmijët me aftësi të kufizuara, klasa e tualete moderne, sistem kundra zjarrit, kamera sigurie, kënd të jashtëm lojërash, efiçiencë të lartë të energjisë si rezultat i termoizolimit, sistemit të ngrohjes e ftohjes, ndriçimit LED etj., kopshti “Okshtun” është pjesë e programit “EU4Schools”. Ky program financohet nga BE përmes një buxheti prej 75 milionë eurosh dhe zbatohet nga UNDP Albania në partneritet me qeverinë shqiptare e qeverisjen vendore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019.
Postime te ngjashme
Add A Comment
