Pasi u kthye në treg falë telefonit të përkulshëm Razr, Motorla publikon një tjetër risi, smartphone One Hyper. Një telefon i fashës së mesme me fotokamerë përpara dhe me një bateri që premton një jetëgjatësi prej 38 orësh.
Smartphone vjen me një ekran më të gjerë, prej 6.5 polsh, pa notch falë mekanizmit “pop-up” të fotokamerës së parme prej 32 megapiskel e cila fokusohet në më pak se 1 sekondë për të bërë një selfie. Ndërsa në pjesën e pasme, përvec sensorit të gjurmëve digjitale, ka një fotokamera të dyfishtë prej 64 megapiskel dhe një sensor thellësie prej 8 megapiksel.
Nën mbulesë, një material plastik të shndritshëm, është procesori Snapdragon 675 i Qualcomm, me 4 GB Ram dhe 128 Gb memorie, që zgjerohet deri në 1 terrabyte. Bateria është 4.000 mAh, me një karrikim të shpejtë që ofron një autonomi deri në 10 ore me 10 minuta ushqyerje. One Hyper ka dalë në shitje në SHBA me një çmim prej 400 dollarësh.
