Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ristani: PD nuk ka shpresë për të ardhur në pushtet nën drejtimin e Bashës

16:56 / June 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arben ristani 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Nën drejtimin e Lulzim Bashës Partia Demokratike ka kaluar nga humbja në humbje dhe nuk ka shpresë për të ardhur në pushtet me Bashën kryetar”.

Kështu deklaroi sot në një intervistë televizive, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili e cilësoi kreun e PD-së, Lulzim Basha se nuk ka lidhje me demokracinë por është autokrat. Sipas tij, “Basha ngriti një gënjeshtër të madhe dhe gjithë aksionin politik në PD për të zgjedhur kandidaturat e saj përfaqësuese në parlament dhe u kthye prapë te autokracia në momentin e fundit”.

Ristani komentoi edhe formalizimin e “Grupit për PD-në”, ndërsa shtoi se “ne synojmë t’i japim PD-së një opcion dhe do të jemi për debat të hapur me demokratët”. Kjo, sipas tij, për t’i bindur demokratët se Basha nuk do ta bëjë PD-në parti fituese. “Mbase përton të punojë ose ka arsye të tjera pasi shohim se si ka kauza të shtirura që bien rrugës”, tha Ristani.

Ristani bëri një analizë të zgjedhjeve për kryetar në PD, ndërsa renditi gjithë parregullësitë e këtij procesi.“Në PD nuk ka fare rregullore të brendshme. Unë jam zgjedhur kryetar i komisionit të apelit që ka për detyrë të bëjë  inetrpretimet e statutit dhe të shqyrtojë të gjitha ankesat për shkeljet statutore dhe ky komision nuk është ngritur asnjëherë. Basha u ka mohuar një pjese të anëtarësisë të drejtën për të zgjedhur si dhe ka mohuar të drejtën e ankimimit, pra statuti i PD-së nuk funksionon”, tha Ristani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Projektligji për pagat e gjyqtarëve/ Ministri i Drejtësisë: Kuvendi do ta shqyrtojë në 17 shtator

12:21 / September 10, 2026

Prokuroria në Hagë: 28 orë incizime të Thaçit, dha udhëzime për dëshmitarët

12:03 / September 10, 2026

Ministria e Financave dhe AFD nënshkruajnë marrëveshje për përmirësimin e trajtimit të ujërave të ndotura në Durrës

11:54 / September 10, 2026

Humbi jetën 59-vjeçari/ Prokuroria nis procedimin për tragjedinë në Tropojë, dy zyrtarë të bashkisë nën akuzë

11:50 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.