Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka qenë mjaft e përfolur javëve të fundit në media.
Ajo është fotografuar me trupin e tonifikuar në bikini, gjatë pushimeve në Korfuz me shoqërinë dhe të dashurin e ri, Romain Gavras.
Mesa duket origjina e të dashurit të saj të ri, Romain, i cili është greko-francez, e ka bërë këngëtaren që me dëshirë të vizitojë bregdetin e zgjedhur. Duke qenë se Korfuzi ndodhet në jug të Shqipërisë, çifti duket të jenë fare pranë brigjeve të bregdetit shqiptar.
Prania e saj nuk mund t’i shpëtonte edhe vëmendjes së mediave greke. Lajmin për praninë e saj në Korfuz, “Protothema” e ka renditur si të katërtin më të rëndësishëm në faqe, duke përmendur edhe origjinën e Orës, ku theksojnë se vjen nga Prishtina e shumëvuajtur, se gjyshi i saj nga ana e nënës ishte një konsull në Rusi, por pjesa tjetër e familjes, si ajo, ka punuar në punë të ndryshme për të mbijetuar.
