Rizoto me karkaleca dhe kungull është me të vërtetë të shkëlqyeshme, pasi produktet kombinojnë shumë më njëra tjetrën dhe është një shijë e përkryer. Në një darkë me meny peshku, kjo është një pjatë e parë me oriz shumë e goditur dhe delikate.
Përbërësit për Rizoto me karkaleca dhe kungull
360 gr oriz për rizoto
400 gr kungull
300 gr karkaleca
100 ml verë e bardhë
800 ml lëng perimesh
2 qepujka
4 gjethe borzilok
vaj ulliri ekstra i virgjër
kripë
piper
Përgatitja
Për rizoto me karkaleca dhe kungull si fillim duhet të grijmë hollë qepën dhe ta skuqim paksa në një tigan me vaj ulliri. Me pas shtojmë edhe kungullin e prerë në kube të vegjël. I lëmë në zjarr për disa minuta të kaurdisen së bashku.
Një enë tjetër e vendosim në zjarr dhe hedhim përsëri pak vaj ulliri kur është e nxehtë. Hedhim orizin dhe e trazojmë vazhdimisht që mos të digjet. Më pas e shuajmë me pak verë të bardhë. Kur pjesa e alkoolit të ketë avulluar shtojmë një pjesë të lëngut të perimeve. Rregullojmë kripën dhe vazhdojmë të hedhim lëngun e perimeve.
Përpara se orizi të behët, shtojmë edhe kungullin së bashku me karkalecat e pastruar. Heqim nga zjarri rizoto me karkaleca dhe kungull e shtojmë pak vaj ulliri ekstra i virgjër dhe borzilok. E trazojmë që perimet dhe karkalecat të shpërndahen në mënyrë të njëtrajtshme.
Pjata e parë rizoto me karkaleca dhe kungull është gati. E shërbejmë të shoqëruar me një gotë vere të bardhë, ideale për një meny peshku.
