Nuk mund të ekzistojë vetëm shqetësimi për llogaritë publike, nëse tani edhe sondazhet tregojnë zemërimin në rritje të miliona njerëzve, si elementin e vërtetë të thyerjes së kohezionit social në Europë.
Nëse është e vërtetë që pasuria e Bashkimit nga pikëpamja e kontabilitetit varet nga niveli i borxhit, siç i ka përsëritur vazhdimisht Italisë eurokomisioneri Moscovici, duke harruar se në shkurt Italia ka regjistruar rritjen më të mirë të prodhimit industrial në Eurozonë, do të duhej të paktën të kuptonim se cilat janë motivet e këtij ndryshimi në gjendjen shpirtërore të personave, shumë më të rrezikshme se një ligj i buxhetit të defiçcitit.
Në pothuajse 20 vjet, duke dashur të bëj bilancin e legjislaturës evropiane para zgjedhjeve, janë katër faktorë që kanë ndikuar në botën tonë, nga 2001 deri tani. Mbi të gjitha, lufta ndaj terrorizmit islamik pas sulmit të 11 shtatorit dhe fitorja e Donald Trump ndryshuan qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Bashkimit Europian, duke e konsideruar si konkurrent më shumë se aleat; në vend të dytë, globalizmi, që sot i jep mundësinë disa kompanive shumëkombëshe digjitale të veprojnë si një vend i madh, i krijuar si shtet mbi shtetet, në kushtet ku imponon modele biznesi dhe jetese; lindja e euros gjithashtu si faktor i tretë, që ndërpreu monopolin shekullor të dollarit, nuk solli konvergjencën e pritshme ekonomike mes disa vendeve, dhe me krizën e post Lehman Brothers, në disa raste madje e zgjeroi atë (diferenca midis kostove të ndryshme të parasë është dëshmi e qartë për këtë); dhe e fundit zgjerimi në lindje i Bashkimit Europian, që nga shumë konsiderohet si gabim, por që ka qenë pa dyshim sekreti i boom-it ekonomik që rriti dyfish vende si Polonia, Hungaria, Sllovakia, Republika Çeke. Por nga ana tjetër ka krijuar një vend rënie bashkë me Slloveninë, Rumaninë dhe Bullgarinë, me shumë prodhime perëndimore të delokalizuara, që kanë lënë këto vende të origjinës shkretëtira të vërteta industriale.
Të gjithë këta faktorë, secili në mënyrën e tij, që ranë në dekadën që sapo lamë pas me rënie ekonomike, dhe jo dështimi i respektimit të parametrave të Maastricht, përfaqësojnë shkakun e rritjes së pabarazive, varfërimit të kombeve, çorientimit të klasës së mesme, ku qeveritë janë dashur të përballet me krizën e borxheve sovrane dhe familje dhe biznese efektin e pasojave të reçesionit. Rezultati: Në 25 vitet e fundit, sic ka thënë OECD, të ardhurat e klasës së mesme në Europë janë rritur më pak se ato më të lartat.
Kështu që financimi publik ndikohet nga këto variable dhe nuk përfaqëson as shkaktarin, as nuk bëhet efekt e jo më shkak, ashtu siç është gabuar të mendosh se një kthim i shteteve të vogla mund të jetë zgjidhja për t’i dhënë një përgjigje mbi 100 milionë evropianëve që po rrëshqasin drejt përjashtimit social. Megjithatë gjithçka vazhdon si të ishin të rëndësishëm vetëm numrat dhe ligjet financiare. Flitet për zgjedhjet e ardhshme që do të përfshijnë krerët e shteteve dhe qeverive këtë verë e tutje, të presidentëve të ardhshëm të Parlamentit, Komisionit dhe Këshillit të BE, dhe të BQE, si të mos njiheshin ethet sociale që do të shpërthejnë termometrin,
BE në më pak se një dekadë, në vend që të bëhet më e integruar në fakt gradualisht u shndërrua në një konfederatë gjyqësore të drejtuar si zakonisht nga boshti franko-gjerman, e paaftë ama ti japë përgjigje universale 500 milionë qytetarëve evropianë të shqetësuar për sigurinë e tyre, frikën nga terrorizmi islamik dhe emigracioni, të bindur që tashmë kanë një vend pune në rrezik. Edhe pse ndonjëherë realiteti është shumë ndryshe nga perceptimi, si në rastin italian ku populli mendon se kuota e emigrantëve krahasuar me të rezidentëve është 24%, kur në vend të kësaj ndalet në 6%, lind nevoja të lexohet me të njëjtën vëmendje që merr në një Def analizat që thonë se në qendër të frikës së nuk vihen më punësimi ose fuqia blerëse, por gjendja e tyre personale në komunitetin ku bëjnë pjesë. Një studim i fundit i Swg ka zbuluar aspekte shqetësuese si zemërimi ndaj politikës dhe sistemit kapitalist, të dyja të paafta të krijojnë atë punën shtesë që do të ishte e nevojshme dhe frika nga fuqia e tepruar e shumëkombësheve dhe bankave të mëdha investuese, gjë që çon të mendojnë një në dy qytetarë në France, Gjermani dhe Itali që duhet një revoltë për ti ridhënë shpresa atij që ka humbur gjithçka.
Nuk bëhet fjalë për haluçinacione statistikore apo parashikime apokaliptike, dhe në papërsosmërinë e tyre, por një indeks të vlimit social, provat e të cilit duhet të mohohen. Edhe në shtëpinë tonë. Kur OECD tregoi se mirëqënia për italianët është ndalur në vitet 2000, asnjë nga analistët nuk vuri re datën: pikërisht një vit para hyrjes së Italisë në zonën euro.
Të dhënat dhe të njëjtat pranime të atyre që qeverisnin në epokën ku hyri në fuqi monedha e Unionit, konfimrojnë në fakt se diçka shkoi keq, në rrumbullakosjenn mes periudhës së qarkullimit të dyfishtë lireta-euro, rritje mashtruese të shumëllojshme të konsumit të gjerë dhe mungesë kontrolli, të bashkuar në një ndryshim ndoshta shumë i disfaroshëm. Ata që kishin të ardhura dhe investime për të bërë fitoi nga ulja e taksave dhe interesave, kush jetonte vetëm me të ardhurat e punësimit nuk mund të investonin dhe humbën.
Megjithatë, ende argumentohet se klasa e mesme është më keq vetëm për shkak të efekteve të krizave të mëdha financiare, pa marrë në konsideratë aspektin themelor të lartpërmendur. Është një qëndrim disi hipokrit, që kujton se ajo që lexohet në sondazhe mbi zemërimin europian dhe që aludon se janë thjesht Fatkeqët e rinj në kufirin më të ulët të shkallës shoqërore dhe jo realiteti i rëndësishëm, një anë e peshores, faji që mund të provokojë një tërmet në zgjedhjet e ardhshme evropiane, ndoshta duke përmbysur të gjitha sondazhet.
Ashtu si Brexit, 11 qeveri sovrane në 27, shumë parti të reja të ekstremit të djathtë, jelekët e verdhë të ishin shpikje e mendjes. Nga kriza në revoltë.
Roberto Sommella, është Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë Antitrust, dhe themelues i La Nuova Europa. Shkrimi është botuar në Huffington Post Italia. Përktheu: tirananews.al
