Pas largimit të Toni Gogut, Romina Kuko do të jetë në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Lajmi konfirmohet nga vetë Kuko, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur e vlerësuar për besimin që i është dhënë.
“Nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë ”, shkruan Kuko në një postim në “Facebook”.
Kujtojmë që Romina Kuko mban edhe postin e zëvendësministres së Brendshme që prej 9 tetorit të vitit 2017. Toni Gogu u largua nga bashkia e Tiranës pas emërimit si prefekt të Qarkut të Tiranës.
