Në pritje të një trajneri të ri, me Carrick provizorisht në stol, Man.United thyen pastër 0-2 në transfertë Villareal duke siguruar një biletë për në 1/8 e Champions League.

“Djajtë e kuq” përjetuan sërish makthe teksa spanjollët zbritën në fushë të karikuar duke i shkuar shumë pranë golit të avantazhit që në minutën e 4-ët. De Gea mbajti United në lojë në më shumë se një herë gjatë pjesës së parë ndërsa në fraksionin e dytë, kur gjërat nisën të ndërlikoheshin gjithnjë e më shumë, ishte C.Ronaldo ai që shënoi një gol me shumë peshë duke u hapur rrugë suksesit të ishullorëve.

Në minutën e 90-të ishte Jadon Sancho ai që konvertoi në gol asisit e Bruno Fernades duke mbyllur llogaritë me Villareal. Me 10 pikë në 5 ndeshje, Man.United kalon më tej në Champions League një xhiro përpara fundit.
(BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here