Një 11-vjeçar është aksidentuar paraditen e sotme në fshatin Suk të Roskovecit. Ai është përplasur nga një makinë teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë. Mjeti më pas ka goditur një tjetër makinë, të parkuar në anë të rrugës.
Vogëlushi është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për të dhënë detaje rreth ngjarjes.
NJOFTIMI I PLOTE
Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:45, në fshati Suk 1, Roskovec, mjeti tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M ,ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas ka goditur një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.
Shtetasi E.V, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi A.M dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
