Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rradhë kilometrike në kufirin Shqipëri-Kosovë, merret një masë kufizuese që ndalon qarkullimin e mjeteve

16:41 / July 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1753280723 kukes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës ka marrë një masë kufizuese që ndalon qarkullimin e automjeteve me peshë mbi 15 tonë në rrugët kryesore të vendit, përfshirë autostradat, rrugët nacionale dhe rajonale, në orarin prej 11:00 deri në 17:00, nga data 23 korrik deri më 28 korrik 2025.

Masat janë ndërmarrë për të mbrojtur infrastrukturën rrugore dhe për të garantuar sigurinë e qarkullimit gjatë orëve më të nxehta të ditës, ku asfaltet dhe materialet ndërtimore të rrugëve pësojnë zgjerim dhe dëmtime nga temperaturat përvëluese.

Ky vendim ka sjellë pasoja të menjëhershme në kufirin Shqipëri-Kosovë, ku janë krijuar rradhë kilometrike kamionësh në pikën e kalimit kufitar ne Vërmicë, pala Kosovare. Kolona e kamionëve nis nga fshati Morinë i Kukësit dhe shtrihet deri në hyrje të Kosovës, duke bllokuar një pjesë të rëndësishme të qarkullimit në atë segment rrugor.Situata rëndohet nga fakti se pjesa më e madhe e kamionëve janë të ngarkuar me karburant dhe gaz, çka përbën rrezik të shtuar për zjarr për shkak të qëndrimit të zgjatur nën diellin përvëlues të pasdites.

Në këtë fashë orari përkon edhe fluksi i shtuar i emigrantëve kosovarë që vijnë për pushime në vendlindje dhe i pushuesve që kthehen nga bregdeti shqiptar, duke shkaktuar kaos dhe vonesa të shumta në anën kosovare të kufirit.Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit në Kosovë kanë njoftuar se ky vendim është i përkohshëm dhe do të rivlerësohet në varësi të kushteve klimatike në ditët në vijim.

kufiri mjetet Shqipëri-Kosovë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.