Rreth
40 minuta frikë për pasagjerët e fluturimit të “Blue Express
Panorama” të nisur nga Tirana në orën 16.45 për në Romë.
Sipas “La Repubblica” një pasagjer shqiptar rreth 30 vjeç, vetëm pak
minuta nga nisja e aeroplanit ka nisur të bërtasë me zë të lartë ndaj
pasagjerëve të tjerë dhe në një moment është kthyer nga babai i tij që
ishte ulur pranë dhe ka nisur ta godasë atë pa pushim.
Kanë ndërhyrë disa pasagjerë të tjerë dhe personeli, të cilët i kanë kërkuar të
qetësohet, por i riu ishte gjithnjë edhe më shumë i irrituar.
Duke parë aktet e dhunës ndaj të atit të moshuar dhe kërcënimet ndaj
pasagjerëve të tjerë, “La Repubblica” shkruan se ka ndërhyrë, Simona Gori,
drejtore e përgjithshme e kompanisë italiane “Consulcesi Group”, e cila ka
arritur ta qetësojë për një moment duke e bërë që ai të flasë për
problemet e tij.
Aeroplani bëri ulje të detyruar në Pescara, ku 30-vjeçari u arrestua, ndërsa
babai i tij u dërgua në spital.
“Në fillim pata frikë sepse ai djali po kërcënonte pasagjerët duke u thënë se
kishte një pistoletë. Ishte shumë i zemëruar. Bërtiste fort dhe qëllonte me
grushte në fytyrë të atin që përpiqej ta qetësonte.
Kuptova që kishte nevojë të fliste, sepse u kërkonte ndihmë grave italiane që
ishin në fluturim”, rrëfen Simona Gori, që ishte ulur vetëm disa
sedilje larg nga shqiptari.
“Thoshte se kishte një borxh prej 40 mijë eurosh dhe se i kishin marrë peng
gruan. Vendosa të ndërhyj duke i thënë se si mund ta ndihmoja. I kërkova të më
tregonte historinë e tij”, rrëfen menaxherja.
Postime te ngjashme
Add A Comment
