Reperi Finem, emri i vërtetë i të cilit është Klejdi Degjoni është ndaluar nga Policia e Tiranës pasi ishte ai që rrahu së bashku me shokët e tij këngëtarin e quajtur Santi.
Burime zyrtare bënë me dije se materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit Doris Senka, Matteo Petaj dhe Malvin Dogjoni, banues në Tiranë. Ata akuzohen se janë konfliktuar me shtetasit Gianluca Shkoza, Mateo Caka dhe Klejdi Degjoni, banues në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISE:
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale më datë 09. 02.2021, për një konflikt midis dy shtetasve, pas verifikimeve të kryera nga punonjësit e Policisë të Komisariatit Nr. 4 ka rezultuar se këta shtetas nuk janë konfliktuar me njëri-tjetrin më datë 09.02.2021. Në vijim të veprimeve ka rezultuar se videoja e publikuar i përket datës 13.10.2020 dhe se pjesëmarrës në konflikt kanë qenë shtetasit D. S., M. P. dhe M. D., të cilët janë identifikuar nga pamjet filmike dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
