Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Rrahu vjehrrin”: Flet nusja që bëri bujë në Lezhë

16:48 / September 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5b176197 6b79 4e77 ab4a ac7ca7f4feb7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ajo që u raportua nga policia dy ditë më parë, si dhunë ndaj vjehrrit duket të jetë tërësisht ndryshe, të paktën sipas protagonistes së ngjarjes.

Nusja e kësaj familje Valentina Pemaj ka zgjedhur të flasë

duke treguar variantin e saj të ngjarjes. Sipas saj vjehrri i saj është një dhunues sistematik në familje që ka ngritur dorë edhe ndaj saj, dhe se prej vitesh dhunon të shoqen.

Ajo thotë se mes tyre ka pasur një konfrontim, por ai më pas ka lënë shenja mbi veten në mënyrë që të ngrejë padi ndaj saj, ndërsa shprehet se të njëjtën gjë ka bërë më parë edhe me djalin e tij.

“Ai më ka futur duart në fyt dhe unë e kam shtyrë. Kur kam shkuar te policia, vjehrri im ishte gërvishtur më shumë. Kur e kam denoncuar herën tjetër desh me fut burrin në fyt. Unë e bëra pak se unë i kam thonjtë, por ai është bërë më shumë. Është shoqëri maskiliste. Unë të them të vërtetën. Vjehrra ime është dhunuar disa herë edhe në sytë e fëmijëve të mi”, thotë ajo për ABC.

Ndërsa vetë vjehrra, e mbështet variantin e nuses duke akuzuar të shoqin për dhunë në familje.

“Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm prej atij. Ishim te puna. Nuk i ka pas faj as djali as nusja. Ai e ka fajin. Këto kanë qenë te puna”, thotë vjehrra.

Një mesazh nusja e ka edhe për gratë dhe vajzat e tjera të dhunuara, në mënyrë që të denoncojnë rastet e ngjashme që nesër të mos kthehen në viktima.

“Desha të bëj edhe një thirrje për të gjitha gratë, jemi në përgjegjësi të paarsimuara. Edhe unë jam martuar 16-vjeçe dhe gjithmonë ka qenë ajo ideja që gruaja duhet të jetë e përulur. Por nuk është turp me denoncuar dikë. Sepse nesër prej një njeriu të zakonshëm mund të kthehesh në viktimë. Këtu pa vdekur nuk ta jep kush të drejtën”, përfundon nusja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.