Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rrëfehet Klaudia Pepa për planet dhe dëshirën e saj: Nga projekti i madh në televizionin italian te dashuria

11:29 / November 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 619b52f34ed38
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej disa vitesh, balerina e famshme shqiptare, Klaudia Pepa i është përkushtuar karrierës së saj në Itali. Përveç baletit, Klaudia është angazhuar dhe në aktrim, me rolin e saj në thrillerin Reverse. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Klaudia zbuloi projektin më të fundit që e ka rikthyer sërish në televizion. Bëhet fjalë për “Performer Italian Cup”, spektakël në të cilin do të jetë trajnere dhe nis sot në Rai Due.

“Unë në fakt më kanë thirrur për të marrë pjesë në këtë program, pranova se është eksperienca e parë dhe kisha shumë dëshirë ta provoja. E pata pak vështirë në fillim, shumë e vështirë të jem përballë disa balerinëve që synojnë të shkojnë përpara dhe për fat të keq disa janë eliminuar. Ishte një vajzë e vogël, filloi të qajë kur u eliminua dhe qava dhe unë sepse u afeksionova me të.”, tregoi Klaudia.

Mes të tjerash, balerina tregoi se ka nisur studimet për aktrim. “Baleti është dashuria ime e parë dhe shpresoj të kërcej sa më gjatë ndërsa për aktrimin kam gati dy vjet që jam duke ndjekur studimet. Zbulova një pasion të ri. E kam pasur ëndërr që e vogël që të bëhem pjesë e një filmi baleti. Kjo është arsyeja që nisa të studioj dhe shpresoj që ta realizoj.”, tha ajo.

Klaudia gjithashtu tregoi se do të marrë pjesë në një shfaqje të këngëtarit italian, Achille Lauro, e cila do të mbahet me 7 Dhjetor. Ndërkaq, Klaudia pranoi se është në një lidhje por preferoi të mos zbulonte detaje të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026

Pas polemikave, Princ Harry zbulon lajmin e fundit për Archie dhe Lilibet

20:18 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.