GREQI- Një 29-vjeçar nga Shqipëria bashkë me 26-vjeçarin italian Marco Gelhat treguan se si luftuan kundër Xhihadistëve në Siri. Të dy të rinjtë të rekrutuar nga Njësit e Mbrojtjes së Popullit dhe nga Partia Komuniste e Kurdistanit, nën nofkën Gelhat Dragon për italianin ndërsa ARMI për shqiptarin. Teksa kujtojnë të kaluarën e tyre në Roasava, ata tregojnë shtysën që i jepnin njëri-tjetrit për të marrë guxim dhe të dalë të gjallë nga aty.
“Nuk më interesonte të bëhesha hero. Unë nuk jam hero. Edhe unë kisha frikë se mos vdisja. Por unë do të vazhdoj pasi mund të luftoj. Do të shkoja përsëri në Rosava në një moment,“ thotë italiani Marco.
Në fillim nuk kisha ide se çfarë po ndodhte atje. E dija që ISIS po sulmonte kurdët, se ajo që po ndodhte ishte e padrejtë, që ISIS, megjithëse është i gabuar, mbështetet nga Evropa dhe unë isha i kapur nga emocionet,”shton më poshtë shqiptari.
Ai shpjegon edhe arsyet pse arriti të dilte në përfundimin që të merrte pjesë në luftë. 29-vjeçari shqiptarë tregon se ishte një shoku i tij që i sygjeroi që të shkone dhe të merrte pjesë në luftë në 2015 dhe ky vendosi vetëm për 3 muaj.
“Fillimisht doja të gjeja një lidhje dhe pastaj të shihja se çfarë do të bëja. Nuk e kisha plotësisht të qartë në kokën time. Ne ishim vazhdimisht në lëvizje. Trajnimi filloi me gjimnastikë. Duhej të ishit në gjendje të shkëlqyeshme fizike, sepse po flasim për fusha, gjysmë shkretëtira. Shumë vrapim, shumë ecje, shumë mbajtje. Kam bërë rreth një javë e gjysmë stërvitje të vështirë, për të rënë në peshë”. Në total, trajnimi zgjati rreth tre javë. Na thanë që nuk ka kuptim të gjuajmë thasë dhe fuçi bosh. Armiku lëviz, fshihet, manovron. Kështu që ata menjëherë na dërguan në front për t’u stërvitur”.
Ai vazhdon historinë më vështirësinë që hasnin gjatë udhëtimeve në male dhe shkretëtira pasi u duhej të mbanin edhe municionet e luftës me vete.
“Ato tingëllojnë të vegjël, por kur ju duhet t’i mbani në male, në gryka dhe në shkretëtira me 50 gradë, këto 13 kg bëhen 45! Por kështu shpërndaheshin armët. Ju jeni i madh, merrni një automatik. Ju keni një dorë të qëndrueshme …“.
Ndërsa më poshtë ai vazhdon duke treguar edhe për trupat e viktimave që Xhihadistët i linin rrugës për ti parë dhe tmerruar të tjerët.
“Unë e di se si tingëllon të nxjerrësh tre të vdekur për t’i parë. Duket barbare. Por në lidhje me atë që kanë bërë Xhihadistët, është njësoj si të hedhësh ujë kundër teje ndërsa ti më ke hedhur tritol. Në fshatrat e turkmenëve, YPG nuk hyn, nuk prek. Ata janë vetëqeverisës. Por ai u thotë atyre “ne nuk ju prekim, por nëse ju bëni…, ju kemi ngrënë”. Luftëtarët arabë të opozitës po luftonin me arabë që mbështesnin Asadin mes tyre. Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë problem me ta. Politikisht ne nuk ishim dakord, por biseduam për të kaluarën tonë, se si do ta luftojmë ISIS dhe si do t’i dëbojmë amerikanët.”
Në fund 29-vjeçari foli edhe për mënyrën se si shkonte atjë pasi ishte më letra greke dhe nuk mund të rrinte jashtë greqisë më shumë se 6 muaj, prandaj shkonte me turne atje deri në 2018.
“Unë kisha për të shkuar për gjashtë muaj. Unë jam shqiptar dhe nuk mund të qëndroj jashtë Greqisë për më shumë se gjashtë muaj, sepse humbas lejen e qëndrimit. Unë fillova për herë të parë në tetor të ’15 dhe u ktheva në prill të ’16 dhe zbrita përsëri në verën e ’17. U ktheva në fillim të ’18“, mbyll shqiptari.