Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rrëfehet Tritan Shehu: Me Berishën miq që kur punonim si mjekë

21:35 / May 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vv 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ishte i ftuar këtë mbrëmje në programin “Dola te Ola” në “News24”, ku foli mes të tjerash edhe lidhur me jetën e tij profesionale.

Me profesion mjek, Shehu u shpreh se kalimi në politikë ndodhi pa e kuptuar, “Ishte dëshira për demokraci dhe liri”. Gjithashtu, ai rrëfeu edhe momentin kur u bë pjesë e lëvizjes studentore në vitin ‘90, duke theksuar se atëherë nuk e mendonte se do t’i dedikohej politikës në mënyrë të përhershme. Deputeti kujtoi se asokohe të gjithë mendonin se me ndërrimin e sistemit Shqipëria do të ndryshonte brenda 2 deri në 3 vitesh, pa e ditur rrugën e gjatë nëpër të cilën vendi ynë do të kalonte.

Gjatë bisedës teksa në studio u shfaq një fotografi me Sali Berishën, ai tha se me ish-kryeministrin ka qenë mik që në kohën kur të dy punonin si mjekë. Ndërkohë për Berishën si politikan tha, “Lider. Është promotori i zhvillimeve demokratike shqiptare, është dinamik, ka hapësirën e mendimit, ka vizionin afatgjatë”, ndërsa kur Shehu u pyet për Lulzim Bashën zgjodhi vetëm t’i urojë punë të mbarë në rolin e deputetit pa komentuar konkretisht se si e ka parë rrugëtimin e tij në politikë.

Gjatë rrëfimit për jetën profesionale ishin të shumta fotografitë nga takimet që Shehu ka realizuar me personalitete të rëndësishëm të vendit, por edhe botërorë. Një prej tyre ishte edhe fotografia me Papa Françeskun, e cila ishte realizuar kur ai erdhi në Tiranë. “Është shumë njerëzor. Transmeton mirësi dhe besim. Është i jashtëzakonshëm”, ishin këto fjalët me të cilat Tritani zgjodhi të përshkruajë takimin e tij me Papën./ BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.