Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rrëfimi/ Babai i gjyqtares së arrestuar: Vajza e saj nuk e njeh të atin

13:44 / February 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
babai i gjytares ne me zemer te hapur 770x448 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Babai i gjyqtares së arrestuar për korrupsion Enkeleida Hoxha ka rrëfyer sot në emisionin “Me zemër të hapur”, në News24, jetën e së bijës, plot me sfida e vështirësi teksa rrit dy fëmijë pa baba, njërin prej të cilëve, djalin autik.

Bejlul Hoxha rrëfeu lidhjen e dështuar të së bijës, me një prokuror, nga e cila erdhi në jetë vajza që sot është 13 vjeç dhe nuk e njeh të atin.

“Si gjithë femrat që ndahet nga një martesë, do shikojë jetën dhe do kërkojë një lidhje. Në prokuror nga Hasi i Kukësit, e shikon e fikson dhe i thotë që jam në ndarje e sipër. Ngeli shtatzënë, sot vajza është 13 vjeç dhe nuk e njoh babain e Antias, do më thoni turp të kesh. Ia ka njohur atësinë, por pagesë ushqimore asnjë qindarkë. Vajza më ka thënë që natyra e tyre si është, mos na përplas. Ç’kusur kanë ato vajza që të besojnë ty dhe tallesh me to dhe i lënë fëmijët rrugëve. Vajza me pëlqimin e së ëmës i ka shkruar një sms të atit dhe i ka thënë lexo letrën dhe më thuaj që je babai im.

Ajo ka qenë e lodhur kohët e fundit tmerrësisht se gjykatat e veriut kanë ngelur me nga 2 gjyqtarë dhe shkonte në Dibër, Kukës etj. E përjetova tmerrësisht keq arrestimin. Nuk u futa në seancë. Një ditë më parë se të arrestohej ishte në Dibër, e ka parë të lodhur shumë kohët e fundit. Shuma që u gjet në shtëpi prej 10 mijë dollarëve u organizua nga SPAK. Këto para ne i kemi mbledhur nga qiratë e dyqaneve plus pensioni plus rroga e vet Enkelejdës. 5 mijë dollar i kam për tja dhënë firmës së ndërtimit. Arrestimi vajzës time është i organizuar sepse vajza ime nuk i ka kryer veprimet vet. Vajza ime është më e dalluara e gjykatën, si u vendos ajo nën kryetare e gjykatës nëse nuk do ishte e përgatitur. Kërkoj të verifikohet që Enkelejda ime jeton vetëm me djersën e ballit dhe do vazhdoj të jetojë me këtë djersë”, tha Bejlul Hoxha.

Ai i bëri thirrje më pas kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës të mendojnë për fëmijët e vajzës.

“Thirrje kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës, ku do shkojnë dy jetimët”, tha i moshuari./ Balkanweb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.