TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

“Tentoi të bënte seks me motrën”, Halilaj tregon historinë e Pedro Lopezit që vrau 350 femra

22:38 / December 6, 2023

Internet më të ngadaltë gjatë festave? Përgjegjëse janë dritat e Krishtlindjeve

22:33 / December 6, 2023

Gazetarja zbulon detaje nga sjelljet e Naimit pas ekzekutimit të Liridonës: Tejet gjakftohtë, sikur s’kishte bërë asgjë

22:28 / December 6, 2023

Importi i makinave koreane, rekord historik në Shqipëri

22:21 / December 6, 2023

Kjo është fjala e vitit 2023, sipas Universitetit të Oxford-it

22:17 / December 6, 2023
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

Rrëfimi i babait të 10-vjeçarit që u aksidentua nga ambulanca në Kakavijë: E pamë me sytë tanë se…

12:45 / September 11, 20203 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Babai i 10-vjeçarit, i cili në datën 15 gusht u aksidentua për vdekje nga ambulanca në Kakavijë mes lotësh ka treguar si ka ndodhur ngjarja. Me lot në sy dhe tepër i ngarkuar emocionalisht, Nik Ndoi thotë se ambulanca e ka hedhur djalin e tij 30 metra, më pas e ka shtypur me të dyja rrotat.

Në një rrëfim për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, babai tregon momentet e vështira, kur në spital djali e tij ishte i vdekur, ndërkohe që edhe bashkëshortja ishte me oksigjen në gjendje të shokuar.

Thotë se djali i tij u dërgua me një tjetër ambulancë në spital, ndërsa askush nuk e ka marrë në telefon nga shteti për ta ngushëlluar.

PJESË NGA BISEDA

Çfarë mbani mend nga momenti tragjik

Babai i 10-vjeçarit: Mbaj mend që çuni ishte përbri makinës dhe vinte një ambulance me shpejtësi të madhe. Kur e kam parë ambulancën ishte shumë larg, ishte aq me shpejtësi saqë nuk arrita ti thërrisja dot çunit që mos lëvizte. Pasi e goditi dhe e hodhi 30 metra, e shtypi me të dyja rrotat e krahut të majtë.

Çuni kishte dalë nga makina dhe po rrinte. Ai ka qenë në vijën ndarëse të rrugës.  Çdo gjë e kemi parë me sytë tanë.

Çfarë ndodhi me ambulancën sepse po transportonte një të sëmurë?

Babai i 10-vjeçarit: Unë nuk e vërtetoj këtë. Thoshin që ambulanca merret njerëz dhe i çonte në doganë. Ka edhe video që policia ia merrte makinën dhe ja çonte në doganë. Unë nuk i kam parë me sytë e mi nëse kishte apo nuk kishte njeri brenda në ambulancë.

E takove shoferin?

Babai i 10-vjeçarit: Ai ka zbritur, unë nuk e kam parasysh shoferin, por nuk e di ishte ai që çoi çunin tek spitali, apo ishte dikush tjetër.

Si ishte djali pas goditjes?

Babai i 10-vjeçarit: Ishte i mbaruar, shpresat ishin të pakta për të jetuar.

Shoferi i ambulancës, apo persona të tjerë ju kanë kontaktuar për të shprehur ngushëllime?

Babai i 10-vjeçarit: Asnjë, asnjeri, as nga shteti dhe askush nuk më ka marrë në telefon.

Çfarë ndodhi më pas?

Babai i 10-vjeçarit: Vajtën në spital, na thanë që çuni nuk ishte në jetë. Unë po merrja çunin tjetër. Më ka çuar policia në spital. Në ambulancë që e kanë çuar çunin, nuk kishte as oksigjen.

Çfarë thotë bashkëshortja juaj, kur ka ardhur vdekja?

Babai i 10-vjeçarit:Nuk ka qenë në gjendje për ta kuptuar, sepse ka qenë e shokuar. Kur shkova në spital e pyeta infermieren, a shpëtoi çunin, po më tha.

Nuk dija si t’ia thoja çunit tjetër, ndërkohë nga ana tjetër nusja ishte e shokuar në oksigjen. Ishte një moment tepër i vështirë, i papërballueshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Beleri rrezikon integrimin, Rama: Greqia e ka gabim, nuk tërhiqem

22:06 / December 6, 2023

Basha takon presidentin e Institutit Republikan: Korrupsioni, problem për vendin

21:20 / December 6, 2023

Interpoli lëshon urdhër-arresti për Milan Radoiçiç

21:10 / December 6, 2023

Po nëse do jepte “autorizim Kuvendi” do paraqitej Berisha në Gjykatë e Prokurori? Spartak Braho nxjerr dokumentet: Po në vitin 1998 pse nuk u paraqit?

20:40 / December 6, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Beleri rrezikon integrimin, Rama: Greqia e ka gabim, nuk tërhiqem

22:06 / December 6, 2023

Basha takon presidentin e Institutit Republikan: Korrupsioni, problem për vendin

21:20 / December 6, 2023

Interpoli lëshon urdhër-arresti për Milan Radoiçiç

21:10 / December 6, 2023

Po nëse do jepte “autorizim Kuvendi” do paraqitej Berisha në Gjykatë e Prokurori? Spartak Braho nxjerr dokumentet: Po në vitin 1998 pse nuk u paraqit?

20:40 / December 6, 2023
Raporto Tani
Te fundit

“Tentoi të bënte seks me motrën”, Halilaj tregon historinë e Pedro Lopezit që vrau 350 femra

22:38 / December 6, 2023

Internet më të ngadaltë gjatë festave? Përgjegjëse janë dritat e Krishtlindjeve

22:33 / December 6, 2023

Gazetarja zbulon detaje nga sjelljet e Naimit pas ekzekutimit të Liridonës: Tejet gjakftohtë, sikur s’kishte bërë asgjë

22:28 / December 6, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.